Bonuset në PSP, Fetai: Pagesat janë kryer në mënyrë ligjore

Për herë të parë, zyrtarisht para kamerave ish prokurorja speciale ka folur për bonuset e që i kanë marrë në PSP, gjatë katër viteve të fundit. Fatime Fetai, tani në rolin e prokurorit të rregullt, sqaroi se konfidencialiteti në trajtimin e bisedave të përgjuara është një element kryesor dhe një bazë kyçe mbi të cilën u paguan shtesat. Në PSP, prokurorët morën mesatarisht 22,000 euro në vit nga formimi deri në shpërbërje të institucionit, plus pagës së rregullt prej rreth 1.300 eurosh. Fetai tha se bonuset e paguara janë të ligjshme.

Marketing

Është interesante se me çfarë shpejtësie, me shpejtësinë e dritës të gjitha institucionet u paraqitën dhe shprehën gatishmëri për ta hetuar këtë moment kontestues, se kinse bëhet fjalë për krimin e dekadës. Ku ta kishim atë fat që me këtë shpejtësi të vepronin të gjitha këto institucione në periudhën e kaluar, dhe fare nuk do të kishte nevojë të formohej Prokuroria speciale – tha Fatime Fetai- ish prokurore speciale.

Fetai e nxitur nga hetimi i shpejtë i Prokurorisë për bonueset në PSP, pyeti:

Deri ku janë rastet për të cilat u bë pranim- dorëzimi. Qëllimi i pranim- dorëzimit ishte që mos të ketë ngecje të hetimeve kurse hetimet qëndrojnë nëpër kuti – pyeti Fatime Fetai- ish prokurore speciale.

Edhe pse hetimet e Speciales janë nën Prokurorinë e rregullt, nga marrja e tyre në shtator e deri më tani, nuk është vepruar fare në këtë drejtim.

Me plot kuptimin e fjalës tani jemi magazinierë dhe arkivistë, aktualisht këtë funksion e kryejmë në lidhje me rastet që janë në fazë hetimore. Ndërsa ka hetime që janë para aktakuzës. Po flas konkretisht për rastin “Moqniq” për të dyshuarin Antonio Miloshoski, i cili në vend që të përgatisë mbrojtje në sallën e gjyqit, ai del nëpër media dhe jep këshilla juridike – tha Fatime Fetai, ish-prokurore speciale.

Sipas platformës “Financa të hapura”, bonus më të madh në PSP ka mare Katica Janeva, respektivisht 157,000 euro. Prokurorët e tjerë special kanë marrë mes 80 dhe 107,000 eurove. Dy vjet më parë, për shkak të bonuseve të larta, anëtarët e KSHZ-së dhanë dorëheqje. Kompensimet e larta në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u shpalosën nga Ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në vend, Xhes Bejli.

Marketing