Borë në Kodrën e Diellit dhe rrugët janë të kalueshme (FOTO)

Kodrën e Diellit dhe Malin Sharr gjatë natës e kanë mbuluar reshjet e borës. Trashësia e borës është 3-5 centimetër kurse rrugët janë të kalueshme dhe komunikacioni zhvillohet pa probleme.
Trafiku rrugor në Maqedoni zhvillohet në rrugë të lagështa.

Marketing

Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura dhe vozitje të kujdesshme të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, ku ka mjegull në mëngjes dhe mundësi për rrëshqitje të dheut.