Borë në Strazhë, Pletvar, Gjavato, Preseka – të vozitet me

MAQEDONI
Borë në Strazhë, Pletvar, Gjavato, Preseka – të vozitet me kujdes
24/03/202024/03/2020

Marketing

Shkup, 24 mars 2020 (MEDIAL) – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, përmes rrugëve të lagështa. Ka reshje dëbore në Strazhë, Kullë, Pletvar, Gjavato, Mavrovë, Kodrën e Diellit, Presekë, në vendkalimin kufitar të Delçevës dhe Kriva Palankë – vendkalimi kufitar Deve Bair. Sipas LAMM-së, intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave të qytetit është mesatar.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatshme e lëvizjes, respektim i sinjaleve të komunikacionit dhe vozitje të kujdesshme të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes grykave, ku mund të ndodhin rrëshqitjet e dheut. Kjo është veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

LAMM rikujton se të gjitha vendkalimet kufitare në vend janë të mbyllura për dalje të shtetasve tanë, po ashtu janë të mbyllura për hyrje të shtetasve të huaj, pasagjerëve dhe automjetet, përveç për tranzit të automjeteve të mallrave, për përfaqësuesit e trupave diplomatikë dhe ata që do të marrin lejen e duhur nga ana e Ministrisë së Brendshme, pasi të marrin paraprakisht mendim nga Shtabi Koordinator

Marketing