Boris Johnson dëshiron që rastet Covid të rriten, akuza e shkencëtarit

Një prej shkencëtarëve që është pjesë e komitetit “Sage”, që këshillon qeverinë britanike lidhur me çështjet e pandemisë, ka akuzuar “Downing Street” se po përpiqet të favorizojë shtimin e rasteve për të arritur imunitetin e tufës sa më parë të jetë e mundur, bën me dije “Guardian”.

Marketing

“Ajo që po mbështesim është një vendim i qeverisë që synon të infektojë sa më shumë persona dhe sa më shpejt të jetë e mundur, por duke përdorur retorikën e kujdesit në mënyrë që faji të bjerë mbi popullatën”, ka akuzuar profesor Robert West, psikolog i shëndetit në “University College” të Londrës dhe pjesë e grupi të ekspertëve. Boris Johnson që nga e hëna e kaluar ka vendosur heqjen e masave kundër Covid, edhe pse rastet vijojnë të rriten.

“Duket se për qeverinë kapitali politik që do të fitojë nga një qasje e tillë vlen më shumë se sa dëmi që po i bëhet shëndetit dhe shërbimeve shëndetësore”, ka insistuar West