Borisov: Mbështesim fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Në mbledhjen e sotme qeveritare sollëm vendim ta mbështesim fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë me BE-në, por do të insistojmë që ato t’i respektojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Këtë e shkroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov në profilin e tij në Fejsbuk.

“Bullgaria është e qëndrueshme në mbështetjen për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor duke pasur parasysh se procesi i inkuadrimit është forcë shtytëse kyçe për reforma dhe stabilitet në rajon. Bullgaria e përshëndetë dhe mbështetë rekomandimin e KE-së për fillim të negociatave inkuadruese si me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë. Në të njejtën kohë, Bullgaria nuk duhet të lejojë që integrimi i Republikës së Maqedonisë së veriut në BE të shoqërohet me legjitimimin evropian të ideologjisë anti-bullgare të sponzoruar nga shteti”, shkroi kryeministri Borisov në FB. .

evn