Borisov vjen në Shkup për dyvjetorin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit

Kryeministri bullgar Bojo Borisov më 1 gusht do të qëndrojë për vizitë në Shkup ku së bashku me kryeministrin Zoran Zaev do të shënojnë dyvjetorin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit.

Marketing

Borisov dhe Zaev do të kenë takim në të cilin do të shqyrtohet përparimi i bashkëpunimit në planin bilateral dhe multilateral, ndërsa të dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në varrin e Goce Delçevit në Shkup.

Parashikohet që Borisov në Shkup të takohet edhe shefin e vendit Stevo Pendarovskin.

Marketing