Borxhi i Maqedonisë arrinë në 7.5 miliard euro, Qeveria “pa plan”, thotë Popovski

Të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë rezultojnë se vitin 2017 Maqedonia e mbyll vitin me borxhin bruto të jashtëm në vlerë prej rreth 7.5 miliard euro që është më i lartë për 187 milion euro më shumë se në vitin 2016. Një borxh i lartë është pengesë e drejtpërdrejtë për rritjen ekonomike që pasqyrohet dhe në përkeqësimin e politikave sociale

Marketing

Kur të dalat buxhetore janë më të larta se të hyrat buxhetore, atëherë sipas ekspertëve ekonomik krijohet një diferencë që i kalojnë të ardhurat e mbledhura në buxhet. Për pasojë, kjo e bënë të pamenduar funksionimin e shtetit i cili është i detyruar të futet në borxhe të reja si në tregun financiar ndërkombëtar ashtu edhe në tregun financiar vendor, shkruan gazeta KOHA.

Këtë situatë financiare në vend për gazetën tonë e sqaron ish ministri i Financave, Trajko Slaveski, sipas të cilit një shtet si Maqedonase me deficit dhe borxh publik të lartë, është e pamundur të funksionojë pa gjetur qeveria para të reja që të mund të përballon shpenzimet.

SI TË NGADALËSOHEN HUAMARRJET NË TREGUN FINANCIAR?

“Alternativë tjetër për të dalë nga situata e rëndë financiare, si pasojë e borxheve të mëparshme, që Maqedonia gjendet me vite, nuk ka përveç se të marrësh borxhet te reja. Kështu veprojnë edhe shtetet me ekonomi të zhvilluar. Si çdo qeveri në botë për shkak të shpenzimeve që i kalojnë të hyrat në buxhet dhe nuk arrin të paguaj pensionet, rrogat si dhe detyrimet fiskale ndaj biznesit, atëherë detyrohet të sigurojë më shumë para, kryesisht përmes huamarrjeve në tregun financiar ndërkombëtar apo detyrohet të emeton bono të thesarit në tregun vendor, gjegjësisht në bankat komerciale vendore dhe fonde te ndryshme”, thotë Slavevski. Sipas tij, rritja e borxhit të jashtëm apo të brendshëm ndikon negativisht në ekonominë e vendit sepse kur harxhimet janë më ta larta se të hyrat rritja ekonomike fillon të ngadalësohet .
“Mekanizmi i vetëm që shteti mund të redukton borxhin e jashtëm apo të brendshëm është të ngadalëson huamarrjet në tregun financiar ndërkombëtar dhe atij vendor dhe të krijon strategji se si të ul deficitin buxhetor. Pra duhet të fillohet të menaxhohen drejtë me të hyrat në buxhet gjegjësisht parat e buxhetit të shpenzohet më së shumti për realizimin e investimeve kapitale siç janë projektet primat të infrastrukturës rrugore në vend që më vonë mund të gjenerojnë më shumë ta ardhura në buxhet. Njëherit shteti duhet të bënë çmos që të tërheq më shumë investitorë të huaj si mënyra më efikase që Maqedoni në të ardhme të mund të huazon më pakë kredi dhe kështu të hyrat nga investimet e huaja të shkojnë në larjen e borxheve të vjetra dhe jo të futet në borxhe të reja për të kthyer borxhet e vjetra ”, thotë Trajko Slaveski, ish ministër i Financave.

SHLYERJA E BORXHEVE PËRMES KREDIVE

Edhe ish ministri i Ekonomisë, Nikolla Popovski vlerëson se faktori i vetëm që do të mund të reduktonte borxhin publik është ulja e deficitit buxhetor.

“Nuk ekziston Borxh publik i lirë. Brengosës është fakti që edhe qeveria aktuale po vazhdon me marrjen e borxheve të reja pavarësisht se më çfarë kamata merren sepse servisimi i borxhit publik është ngarkesë për ekonominë e vendit dhe e gjithë kjo varet se si shteti ka riprogamuar kthimin e borxheve të vjetra”, thotë Popovski.

Sipas Popovskit është shumë e qartë se alternativë tjetër për ngadalësimin e futjes në borxhe të reja në tregun financiar të jashtëm apo të brendshëm nuk ka por se duhet shteti të këtë kujdes sidomos në këto kushte kur vazhdimisht po futet në borxhe të reja, mënyra më e mirë do të ishte marrja e borxheve të reja më interes të ulët për shlyerjen të një kredi të mëparshme me normë interesi më të lartë.

“Në pamundësi të zgjedhjes së një rruge tjetër të reduktimit të borxhit publik do të ishte mirë të aplikohet mënyra tjetër për reduktimin e borxhit. Thelbi qëndron në atë që të merret një kredi me interes të ulët për shlyerje borxhi të një kredie me interes të lartë. Në këtë kuptim, një borxh i lartë është pengesë e drejtpërdrejtë për rritjen ekonomike që njëherit pasqyrohet dhe në përkeqësimin e politikave sociale”, thotë Nikolla Popovski profesor në universitetin “FON” të Shkupit.

Ndryshe të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë rezultojnë se vitin 2017 Maqedonia e mbyll vitin me borxhin bruto të jashtëm në vlerë prej rreth 7.5 miliard euro që është më i lartë për 187 milion euro më shumë se në vitin 2016.