Borxhi i mbetur për ujin do të mund të paguhet pa interes prej 2 nëntorit deri më 15 nëntor

Nga 2 nëntor deri më 15 nëntor, qytetarët që kanë borxhe të ngelura ndaj ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizime” do të mund t’i paguajnë pa interes për pagesë të vonuar. Pas përfundimit të kësaj periudhe, vendimi nuk do të vlejë.

Marketing

“NP Ujësjellësi dhe Kanalizime – Shkup, duke pasur parasysh situatën socio-ekonomike si rezultat i pandemisë, përsëri plotëson nevojat e qytetarëve. Gjegjësisht, çdo ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14 pasdite, qytetarët mund të drejtohen në Sektorin për pagesa, për pagimin e borxheve deri në 24 këste mujore, varësisht nga shuma e borxhit”, thuhet në kumtesën e sotme.

Procesi i pagesës do të zhvillohet normalisht në përputhje me të gjitha protokollet, në mënyrë që të mbrojtjes nga përhapja e virusit Korona. Të gjithë klientët që vijnë në ambientet e kompanisë duhet të mbajnë radhën për hyrje, duke respektuar distancën e përkatëse. Pas hyrjes, është e detyrueshme të mbajnë maskë mbrojtëse dhe para se të hyjnë secilit klient do t’i matet temperatura e trupit. Kur hyni dhe dilni nga ambientet e ndërmarrjes, dezinfektimi i duarve është i detyrueshëm. Numri i përdoruesve që hyjnë në ambientet e kompanisë është i kufizuar, sipas protokolleve të caktuara të mbrojtjes.