“Bose” mbyll 119 dyqanet e saj në botë: Shesim më shumë online

Kompania amerikane Bose, një nga prodhuesit më të njohur të pajisjeve audio, do të mbyllë të gjitha 119 dyqanet në Europë, Amerikën e Veriut, Australi dhe Japoni.

Marketing

Kompania e komunikoi vendimin në një shënim, duke motivuar vendimin me faktin se produktet e saj “blihen gjithnjë e më shumë përmes tregtisë elektronike”.

“Duke pasur parasysh zhvendosjen e fortë për blerjen në internet në tregje specifike, Bose planifikon të mbyllë 119 dyqanet e shitjes me pakicë në Amerikën e Veriut, Europë, Japoni dhe Australi në muajt e ardhshëm”, lexohet në shënimin, i cili shpjegon se të tjerët do të qëndrojnë të hapur.

Kompania ka 130 dyqane në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Azinë Juglindore dhe Korenë e Jugut.

 

Marketing