Me dëshminë e Lube Boshkoskit sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Tortura” e Prokurorisë Publike Speciale në të cilën të gjykuar janë ishdrejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski – Puki si edhe pesë pjesëtarë të njësitit, për arrestimin e Boshkoskit.

Prokurori Lubomir Lape në fjalët hyrëse në seancën paraprake tha se PPS do të dëshmojë se në bazë të përcaktimit politik i akuzuari i parë Mijallkov i ka urdhëruar të akuzuarit e tjerë gjatë arrestimit të Boshkoskit që ai të vuaj në mënyrë psikike, ndërsa e gjithë kjo për hakmarrje politike për mesazhet e dërguara gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Lapes, policët në kundërshtim me dekretin për mjetet për detyrim, kanë përdorur forcë të madhe. Policët, siç tha ai, e kanë dëgjuar urdhrin dhe i kanë bartur kanosjet prej Mijallkovit, ndërsa njëri prej të akuzuarve ia ka vënë pistoletën në kokë dhe i ka thënë “nuk do të shohësh ditë të bardhë”.

Si dëshmi, prokurori Lape tha se do të jepen incizimet e disa televizioneve dhe video incizimet e MPB-së në ditën e arrestimit, si edhe dëshmitë me shkrim të mbështetura prej të ashtuquajturave bomba.