Boshkovski dërgohet në Klinikën Infektive, në gjendje të përkeqësuar shëndetësore

Ish-ministri i brenshëm i Maqedonisë së Veriut, Lube Boshkovski dje pasdite është dërguar me urgjencë në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Marketing

Lajmi për të është përcjell nga disa portale, të cilët kanë shkruar se Boshkovski javën e kaluar ishte diagnostifikuar me Kovid-19.

Gjendja e tij është përkeqësuar gjatë ditës së djeshme dhe se ai menjëherë është dërguar në klinikë, ndërsa pritet që autoritetet shëndetësore të japin hollësi.

Boshkovski si kryetar i partisë minore “Të Bashkuar për Maqedoninë” aktualisht është pjesë e koalicionit qeveritar me LSDM, ndërsa është i angazhuar si këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev.

Marketing