Dëshmitari dhe i dëmtuari Lube Boshkovski i cili sot dëshmoi për lëndën “Tortura” në gjykatë e ka njohur shefin e njësitit “Alfa”, Ivica Ançevski- Puki dhe njërin nga pesë të akuzuarit të njësitit special, të cilët sipas tij, në mënyrë çnjerëzore e kanë arrestuar me pistoletë në fytyrë, i kthyer drejt tualetit para restorantit “Vodenica”.

Boshkovski tha se një pjesë e tyre kanë pasur maska, për një pjesë nuk mundi të pohoj qind për qind, pasi gjatë arrestit ka qenë i tronditur ndërsa incizimin e ka parë vetëm njëherë. Boshkovski u arrestua më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve.

Ai shprehet se është torturuar, sharë dhe se ka marrë kërcënime, për çka më vonë në përgjegjësi të tij, ka filluar të pranoj injeksione në burg. Ai është arrestuar dy herë, pasi të gjitha televizionet nuk e kanë filmuar arrestimin e parë. Ishin brutal, ka deklaruar Boshkovski, edhe pse nuk ka rezistuar.

Ata më thonin, bërtit fluturo Sasha, tradhtar i ndyrë. Dikush bërtiti të mos përmendet emri i Sashas, për të përmendet emri shef, duke e ngritur në rangun e një personi biblik, sepse në Bibël theksohet që mos të përmendet Perëndi për kotë …Unë kam qen ministër i brendshëm, disa prej këtyre djemve me nënshkrimin tim janë pranuar në punë, e di se sa janë të trajnuar dhe se rezistenca do të më kushtonte jetë kur bëhet fjalë për njësitin special”- pohoi Ljube Boshkoski, dëshmitar dhe i dëmtuar në rastin “Tortura”.

Boshkovski tha se kërkon që gjashtë policë, duke përfshirë edhe të pandehurin e parë, Sasho Mijalkovin, të përgjigjen penalisht. Ndërkaq nëse do të kërkojë dëmshpërblim material do të prononcohet në procedurën e mëtejshme.

Sigurisht që situata ka ndryshuar, por është shumë e vështirë, shumë emocionuese, sepse kthehen kujtime nga një kohe e vështirë maqedonase, nga koha e shtetit të kapur maqedonas, në torturë që bëhej mbi të gjithë ata që mendonin më ndryshe se një person në shtet”- theksoi Ljube Boskoski, dëshmitar dhe i dëmtuar në rastin “Tortura”.

Në rastin ” Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike, i akuzuari i parë është drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, shefi i Alfave – Ivica Ançevski – Puki dhe pesë të tjerë të njësitit special për përdorimin e forcës së tepërt dhe kërcënimeve gjatë arrestimit të Boshkovskit në vitin 2011. Seanca e ardhshme është caktuar të premten.