Boshnjakovski: Akoma vijojnë konsultimet për projekt-amendamentet e Kushtetutës

Akoma janë duke vijuar koordinimet rreth harmonizimit për ndryshimet e Kushtetutës, deklaroi për Mia-n zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

“Në atë moment kur ato do të jenë në formë të shkruar do të publikohen publikisht dhe do të dorëzohen në Kuvend për finalizimin e tyre”, deklaroi Boshnjakovski, duke mos saktësuar më pas se kur do të mund të ndodhte një gjë e tillë, pas paralajmërimeve se një pjesë e amendamenteve munden që sot t’u dorëzohen deputetëve.

Afati prej pesëmbëdhjetë ditësh që ia dha Kuvendi Qeverisë për përgatitjen e projekt-amendamenteve skadon të shtunën më 27 tetor, por kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se kjo mund të ndodh edhe para këtij afati.

Sipas rrjedhës së ngjarjeve, projekt-amendamentet, megjithatë, duhet të vijnë në Kuvend nga mesi i javës së ardhshme.

Partitë në pushtet i bënë thirrje VMRO-DPMNE-së në opozitë që të kyçet në bisedimet për ndryshimet kushtetuese, por janë pesimistë se kjo mund të ndodhë. Por, bisedime për projekt-amendamentet është e sigurt se do të ketë me tetë deputetët të cilët votuan “për” ndryshimet kushtetuese, të cilët pritet të formojnë grup të ri të deputetëve, si edhe deputetët shqiptarë.

evn