Boshnjakovski: Qeveria heq dorë nga ‘Mercedesi’ i 600 mijë eurove

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në pres-konferencën e sotme ka theksuar se nga 20 makina të autoambulancave që do ti fitojë Ministria e Shëndetësisë, 12 prej tyre do të blihen të reja. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë në pyetjen e gazetarëve se pse po kursehet për të blerë makina të ndihmës së shpejtë, kur drejtorë dhe kryetarë komunash për çdo ditë pajisen me makina të reja.

Marketing

Do të blihen 12 makina të reja të ndihmës së shpejtë. Do të thotë se nuk bëhet fjalë për donacion nga Ministria e Bujqësisë. Ata do të dhurojnë tetë furgonë të cilët pothuajse janë të papërdorura, që do ti shërbejnë Ndihmës së Shpejtë. Nga ana tjetër, përveç tyre do të blihen edhe 12 makina të reja – ka thënë Bonjakovski.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk duhet të shitet Mercedesi i 600.000 mijë eurove nga rasti “Tanku” i PSP-së për tu blerë me ato para makina të autoambulancave, sepse makina luksoze është e nevojshme për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.
Ai nevojitet për procedura të mëtutjeshme gjyqësore të PSP-së, ndërsa sapo të kryhen procedurat ne do të menaxhojmë me atë makinë. Sepse kësaj qeverie nuk i duhet një “mercedes” i tillë.
Kryeministri nuk e përdor atë makinë – ka theksuar Boshnjakovski.