Boshnjakovski: Qeveria nuk ndërhyn në punën e gjyqësorit, qëllimi i amnistisë është pajtimi

Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski gjatë konferencës për shtyp ka folur për votimin e Ligjit për amnisti që u votua dje në Kuvend. Ai thekson se Qeveria dhe të gjitha strukturat e saj mbështesin të gjitha aktet që përcaktojnë pajtimin.

Marketing

“Qeveria ka përsëritur vazhdimisht se për momentin po ndodhin procese historike. Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE. Këto janë proceset që e shtyjnë Maqedoninë përpara. Ne mbështesim aktet që përcaktojnë pajtim. Këto vendime politike mbajnë përgjegjësi politike. Nuk do të ketë ndërhyrje në gjyqësor për asnjë arsye. Do të arrihet pajtimi dhe është e qartë se nuk do të ketë amnisti për organizatorët apo për ata që kanë marrë pjesë ose kanë kryer dhunë”, tha Boshnjakovski.

Marketing