Boshnjakovski: Vazhdojnë bisedimet për ligjin për PSP-në

Vazhdojnë bisedimet midis pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Këtë e konfirmoi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, i cili deklaroi se materialet që i ka dorëzuar VMR)-DPMNE-ja për këtë ligj nuk janë në pajtim me negociatat evropiane për shkak të së cilës bisedimet vazhdojnë.

“Informacionin e fundit që e kam lidhur me bisedimet është se materialet që i ka dorëzuar VMRO-DPMNE-ja deri te Ministria e Drejtësisë nuk janë në pajtueshmëri me negociatat evropiane ashtu që bisedimet vazhdojnë”, tha Boshnjakovski.

Pritjet janë që ky ligj të jetë pjesa e fundit nga paketa reformuese të ligjeve që duhet të miratohen.
Sipas Boshnjakovskit, nuk ka kurrfarë ulje të intensitetit të negociatave me BE-në.

Marketing