Boshnjakovski: Vizita e papës është afirmim i pozicionit ndërkombëtar të vendit

Vizita e kryetarit të Kishës Katolike të Romës është indikator për përshpejtimin e integrimit të vendit tonë, së shpejti si anëtare e NATO-s dhe drejt anëtarësimit të barabartë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot në pres konferencë në Qeveri zëdhënësi i saj Mile Boshnjakovski, duke theksuar se së shpejti, me siguri javën e ardhshme do të publikohen të dhënat për atë se sa ka kushtuar vizita e papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Pas pothuajse tre dekadave ne kemi përcaktuar pozicionet e vendit tonë që e përmbledhur në një fjali Maqedonia Veriore si shtet anëtar i NATO-s me fillimin e negociatave të pranimit në BE bëhet një pjesë aktive dhe e barabartë e botës demokratike të zhvilluar perëndimore”, tha Boshnjakovski.
Ai theksoi se përfitimet që kjo vizitë i solli në Maqedoni Veriore janë të paçmueshme dhe tha se shpenzimet financiare do të publikohen menjëherë pasi ato të jenë jenë gati, duke shtuar se nuk mund të përcaktojë saktësisht se në cilën ditë do të ndodhë.

Zëdhënësi i qeverisë tha se udhëtimi i Papës kishte karakter shtetëror por edhe fetar dhe ishte një nga vizitat në nivele më të larta nga pavarësia jonë, dhe kaloi ashtu si duhet, ndërsa mesazhet e dërguara nga kreu i Kishës Katolike të Romës përmes mediave e prekën të gjitha botën.