Bosi britanik shndërron punonjësit e tij në milionerë

Një histori që rrallë të bie rasti ta dëgjosh. Një britanik, pronar i një kompanie me bazë në Manchester, i ka shndërruar punonjësit e tij në milionerë.

Marketing

48-vjecari Matt Moulding, që ka themeluar “The Hut Group”, ju dhuroi 74 punëtoreve 1 miliard paund në aksione. Sipas tij, rreth 430 vetë nga stafi janë shpërblyer gjatë dhjetë viteve të fundit.

 “Ne kemi bërë më shumë milionerë se çdo kompani tjetër në historinë e korporatave britanike. Janë 100 përqind të dhuruara, askush nuk është dashur të paguajë asgjë. Ne kemi ndryshuar vërtetë kaq shumë jetë”, tha bosi britanik për mediat e huaja.

Moulding shtoi se në vijim numri i punonjësve që do të shpërblehen do të rritet sepse planifikon të japë më shumë aksione për ta.

Marketing