Bosi i kanabisit vizitoi Shkupin, Zaevi ‘fshehu’ takimin?!

Biznesmeni amerikan Majk Shtraumetis i njohur si bosi i kanabisit në botë me nofkën Big Majk ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut. Por ajo që ka zgjuar vëmendjen është se ai është pritur në një takim të posaçëm në Qeveri nga kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Fotografitë nga takimi në Qeveri me Zoran Zaevin i ka publikuar multimilioneri i njohur Majk, duke shkruar se Maqedonia e Veriut do të shndërrohet në prodhuesen më të fuqishme të kanabisit në Evropë. Ai ka publikuar edhe një video me kryeministrin Zaev, ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetarin e komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, ku ka shkruar se Maqedonia ka potencial të madh, përcjellë INA.

Mediat kërkuan përgjigje nga Qeveria për takimin dhe se për çfarë është biseduarë, por nga atje kanë theksuar se Qeveria dhe kryeministri çdo ditë kanë takime të shumta dhe mbledhje pune për tema ekonomike dhe se nuk mund të informohet për të gjitha takimet e punës në Qeveri. Shtraumetis në moshën 23 vjeçare hyn në biznesin e kultivimit të kësaj lënde në SHBA, ndërsa më shumë se 10 vite ishte në arrati duke përdorur disa identitete të rrejshme. Nga viti 1996 ai funksionon legalisht me kompaninë e tij “Advensd Nutrients” në Kanada, me fitime vjetore prej 90 milionë dollarë amerikan nga shitja e produkteve të specializuara nga kanabisi.

Marketing