Botërori U-20 nis me gol rekord, pas vetëm 9 sekondash

Goli i hershëm i mesfushorit thyen rekordin e vendosur nga një nigerian për më të shpejtin në historinë e Kampionatit Botëror të Rinjve.

Amadou Sagna ka gdhendur emrin e tij në librat e historisë së FIFA-s me golin e tij në fitoren 3-0 të Senegalit në Tahiti të enjten.

Sagna shënoi për “Luanët e Rinj” të Terangës pas vetëm 9.6 sekondave të ndeshjes, për të vendosur rekordin për golin më të shpejtë ndonjëherë në Botërorin e U20.
Rekordi mbahej nga Odiaka i Nigerisëi cili gjeti rrjetën në vetëm 14 sekonda, në vitin 1985.