Suedi – Korea e Jugut e vlefshme për Grupin F dhe Belgjikë e Panama si dhe Tunizi e Angli të vlefshme për Grupin G, këto janë ndeshjet që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Dita nis me ndeshjen Suedi – Kore e Jugut nga ora 14:00 për grupin F, aty ku Gjermania i ka shkaktuar vetës telashe duke pësuar humbje në takimin e parë, 0-1 nga Meksika.

Më pas adhuruesit e futbollit do të kenë mundësinë që të shohin në fushë yje të futbollit, si Hazard e De Bruyne, kur Belgjika të përballet me Panamanë nga ora 17:00 dhe pas Shaqirit, Xhakës, Behramit e Xhemailit, në fushë pritet të zbresë një tjetër shqiptar, Adnan Januzaj.

Gjithçka mbyllet me “Tre Luanët”. Anglia përballet me Tunizinë në ora 20:00.