‘Boyat’ po shpërthejnë dhe në tregun shqiptarë, sjellin projektin ”Çaj me limon” (Video)

Ne gjithë e kemi dashur muzikën sepse jemi rritur në frymë të muzikës. Kemi filluar qysh fëmijë të këndojmë. Para 5 viteve e kemi formuar grupin BOYAT që përfshinë Blerimin edhe Beratin. Blerimi është vëllau i vogël me 1 vit e gjysëm më i ri se Berati. Berati njihet edhe si producent përveq këndimit. Blerimi është njohur edhe si humorist (në rrjetet sociale) të cilat kanë arritur tek 2 milion shikime. BOYAT kanë qenë pjesë e Universal Music në Finland ku kanë përpunuar disa hite të mëdha dhe bashkëpunime me artistët me shumë emër. Boyat x Antti Tuisku-Hanuri është dëgjuar në Spotify mbi 10 million herë dhe ka thyer disa rekorde. Në Finlandë kënga ka shitur trefish platinum, kurse në youtub mbi 5 milion shikime. Pojat i vjen në gjuhen finlandeze Djemt. Emri ynë ia fillon me shkronjën B kështu që e kemi bë BOYAT. Të parën këngë shqip e kemi lancuar në vitin 2019 e cila titullohet ”Ndjenja”. ”Wallahi wallahi”, ka qenë kënga e dytë e rradhës e cila ka arritur tek million klikime. Klipi është xhiruar në Stamboll të Turqisë. Projekti i fundit ka qenë ”Wallahi wallahi” remix e cila ka arritur mbi 5 million klikime për 2 muaj ka qenë bashkëpunim me dëshirën e artistit të njohur 2Ton. Kënga ‘Wallahi wallahi’ u shpërnda shumë bukur dhe kemi marrë komente pa ndal se sa shumë i pëlqen zëri ynë dhe sa kanë dëshirë të na dëgjojnë me shumë projekte. Fjala ‘Wallahi wallahi’ është e madhe po, kemi menduar se cila fjalë ose cfarë sendi peshon më shumë të shqiptarët, aty nuk ka tjetër zgjidhje vetëm ”Çaj me limon”. Në videoprojektin e fundit shihet edhe shqiptarja Adriana Gërxhalija, ‘Miss Finlanda 2017’.

Marketing
Marketing