BQK-ja mbyll dy institucione mikrofinanciare

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ua tërhoqi lejet dy institucioneve mikrofinanciare, që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Kosovë.

Marketing

Guvernatori i Bankës, Fehmi Mehmeti, tha se këto institucione janë Monego dhe Iute Credit Kosovo.

Mehmeti tha se atyre u është tërhequr leja sepse kanë aplikuar norma shumëfish më të larta për kredi, sesa kanë paraqitur në planin e biznesit.

Monego dhe Iute Credit Kosovo janë institucione financiare që ofrojnë kredi të shpejta konsumuese.

Në Kosovë operojnë 23 institucione mikrofinaciare, me 183 njësi në nivel vendi.

Norma efektive e interesit për kredi, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, është 20.3 për qind.

Marketing