Brad gjen zëvendësimin e Jolie, e dashura e re “kopje” e saj!

LOS ANGELES, CALIFORNIA - SEPTEMBER 18: Brad Pitt attends the premiere of 20th Century Fox's "Ad Astra" at The Cinerama Dome on September 18, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)

Aktori i njohur Brad Pitt është në një lidhje me modelen 27-vjeçare Nicole Poturalski. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ylli hollivudian është fotografuar teksa ka mbërritur në Francë me një avion privat, ku udhëtonte bashkë me modelen.

Marketing

‘The sun’ shkruan se sipas dëshmitarëve, çifti dukeshin shumë të dashuruar dhe madie ishin puthur në aeroport.

Ajo që njerëzit kanë vënë re më shumë në lidhjen e tyre është fakti se 56-vjeçari, fitues i çmimit Oscar, i kushtronte shumë vëmendje modeles dhe nuk i interesonte nëse dikush po e shikonte.

Gjithashtu, mediat e kanë krahasuar 27-vjeçaren me Angelina Jolien, e cila sot është 45 vjeç, por ruan freskinë dhe bukurinë e saj. Sytë blu të modeles dhe konturi i fytyrës, bën që njerëzit të mendojnë se Pitt ka gjetur një kopje të ish-bashkëshortes.

Marketing