Brahim Diaz e thotë troç: Një klub si Milani duhet të luajë në Ligën e Kampionëve

23:19 | 14 Maj 2021

Marketing

Mesfushori i AC Milan, Brahim Diaz ka dhënë sinjale të qarta për të ardhmen e tij.

Diaz duke folur për “Sportmediaset”, ka deklaruar se një klub si Milani duhet të jetë prezent në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

“Një klub si Milan duhet të luaj në Ligën e Kampionëve”, tha ai.

“Është një garë e rëndësishme që ka domethënje të madhe për ne nëse kualifikohemi”, shtoi ai.

“Që kur ishim të vegjël ëndërronim të bëheshim pjesë e të luanim në këtë garë dhe nëse vazhdojmë kështu, do të luajmë në vitin e ardhshëm”, deklaroi Brahim Diaz.

Diaz është në huazim nga Real Madridi dhe nuk është përcaktuar ende e ardhmja e tij në Milan./Lajmi.net/