Brazil, ish-presidenti Lula da Silva del nga burgu

Ish-Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva doli të premten nga burgu, një ditë pasi një vendim i Gjykatës së Lartë mundësoi lirimin e tij.

Marketing

Qindra mbështetës të ish-udhëheqësit të majtë u mblodhën jashtë burgut Curitiba për të pritur da Silvan, i cili ishte duke vuajtur dënimin për korrupsion.

Zoti da Silva, i njohur ndryshe si Lula, shkruajti në Twitter “Lula i lirë” dhe nxori një video që e tregon duke dalë nga burgu.

Lirimi i tij pasoi një vendim të marrë të enjten vonë nga Gjykata e Lartë, ku thuhet se një person mund të burgoset vetëm pasi janë ezauruar të gjitha apelimet në gjykatat e niveleve më të larta. Da Silva është ende në proces apelimi për çështjen që e mbajti në burg që nga prilli 2018.

Da Silva u dënua me rreth 9 vite burg për rryshfet dhe është një ndër të dënuarit e profilit të lartë në të mbiquajturin “hetimin e lavazheve”, për rastet e korrupsionit publik.

Ai mohon të ketë bërë shkelje dhe është shprehur se rasti ndaj tij ishte politikisht i motivuar.

Da Silva e udhëhoqi vendin gjatë periudhës 2003-2010 dhe ishte favoriti kryesor për zgjedhjet presidenciale të 2018-tës, por dënimi nuk ia lejoi kandidimin.