Brazil, të burgosurit marrin peng gardianët

Një kryengritje e të dënuarve në një burg brazilian ka rezultuar me marrjen peng të shtatë gardianëve.

Marketing

Dyshohet se revoltimi nisi nga frika ndaj përhapjes së koronavirusit në Manaus, qytet ky që ndodhet në thellësi të pyjeve të Amazonës, shkruan Reuters.

Autoritetet nuk kanë raportuar se ka persona të vdekur, por kanë theksuar se 10 roje si dhe pesë të burgosur kanë pësuar lëndime trupore.

Të afërmit e të dënuarve që janë mbledhur jashtë rrethojave të burgut kanë thënë se të burgosurit janë rebeluar për shkak të kushteve të rënda, përfshirë mungesën e ushqimit dhe vëmendjen mjekësore.

Ndërsa disa të tjerë kanë thënë se përhapja e Covid-19 është shqetësimi kryesor i tyre.

Marketing