Brazili barazon me Venezuelën, VAR sërish fjala kryesore

Ka ndodhur një nga befasitë më të këndshme të këtij edicioni të Kupës së Amerikës.

Marketing

Brazili nuk e ka mposhtur dot Venezuelën, me ndeshjen që ka përfunduar pa gola 0-0.

Futbollistët e Tite ishin dominues në të gjitha aspektet e lojës, por pavarësisht kësaj nuk morën dot tre pikë nga ky takim.

‘Seleçao’ shënuan edhe dy gola, por të dyja u anuluan nga Video Asisstant Referee (VAR).

Kujtojmë se Venezuela edhe ndeshjen e parë pësoi dy gola nga Peru, por që iu anuluan nga VAR-i .

Brazili mban pozitën e parë me 4 pikë, aq sa ka Peru, ndërsa Venezuela në vendin e tretë me 2 pikë.

Marketing