Brazili e ka nisur me këmbë të mbarë në Kupën e Amerikës, duke e mposhtur 3-0 Bolivinë.

Philippe Coutinho i Barcelonës ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të Brazilit në Copa America, duke shënuar dy gola.

Selecao e mposhti 3-0 Bolivinë, me gol kontribuoi edhe Everton.

Coutinho fillimisht shënoi për 1-0 nga penalltia, kurse dyfishoi epërsinë me kokë në minutën e 53’.

Everton, që hyri në pjesë të dytë – shënoi për 3-0 në minutën e 85’, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes së parë në Kupën e Amerikës.