Brazili – Paraguaji, gjysmëfinalisti caktohet pas penalltive

Brazili mposhti Paraguajin pas dramës së penalltive.

Marketing

Gabriel Jesus shënoi penalltinë e fitores për Brazilin që mposhti Paraguajin duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Copa America, transmeton lajmi.net.

Ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur pa gola derisa Brazili frikësohej për përsëritjen e epilogut nga edicionet 2011 dhe 2015.

Paraguaji kishte mposhtur Brazilin në të njëjtën fazë me penallti.

Por, kësaj radhe portieri Alisson Becker ishte hero në portën e Brazilit ku përkundër penalltisë së humbur nga Firmino, ata u kualifikuan në gjysmëfinale.

Marketing