Brazili regjistron 3.560 viktima të reja nga COVID-19

Në Brazil si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3.560 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 73.174 raste të reja në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 13.746.681.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3.560 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 365.444. Ndërsa numri i të shëruarve arriti në 12.236.295

Marketing

Brazili, me një popullsi mbi 210 milionë banorësh është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia pas SHBA-së.

Vendi ka kaluar periudha të vështira në javët e fundit, si për shkak të mbushjes së vendeve në njësitë e kujdesit intensiv ashtu edhe për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës të COVID-19, P1, i cili është shfaqur në shtetin Amazonas.



. .

Marketing