Bredhi me njerëz në sheshin Maqedonia, shkupjanët synojnë rekordin e “Genisit”

Sheshi “Maqedonia” sot ishte vendi ku shkupjanët u munduan të arrijnë rekordin e Genisit, për bredhin më të madh në botë të krijuar nga njerëz.Për arritjen e këti rekordi morën pjesë nxënës dhe qytetarë.

Marketing

“Jemi të sigurt se do ta thuejmë rekordin pasi që ka shumë njerëz që kanë ardhur”…

“Besoj se sot do ta thuejmë rekordin dhe do të vendosim sfidë të re për të gjithë të tjerët që ta thuejnë më pas rekordin tonë”, thanë qytetarët.

Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov informoi se inçizimet e ngjarjes do të dërgohen për vlersim prej ku presin përgjigje se nëse kanë arritur rekordin e dëshiruar.

“I vjetri është diku 4020, ne targetuam 5500 njerëz. Nga ajo që arrita ta shoh nga inçizimet e dronit mendoj se arritëm ta thuejmë rekordin, do të presim që ajo të shpallet edhe zyrtarisht”, tha Petre Shilegov, Kryetarë i qytetit të Shkupit.

Për momentin bredhi më i madh me njerëz ,sipas genisit është bërë në Indi në vitin 2015 me 4020 njerëz.

Marketing