Brenda banesës në Aerodrom që ngriti në këmbë policinë, ARM-në dhe zjarrfikësit

Pelena të hedhura në gjitha anët, hapësira të papastruara, enë të palara, bërllok dhe sende tjera, mund të shihen në videon e publikuar nga Tv24, nga brendësia e banesës, që ishte shkaktar për aktivizimin e Armatës, policisë, zjarrfikësve si dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme.

Marketing

Për shkak kundërmimit të keq për më shumë se 5 orë, banorët e ndërtesës në afërsi të Q.T “Skopjanka” në Aerodrom, u evakuuan me gaz maska, fillimisht nën frikën se bëhet fjalë për ndonjë mjet që mund të shpërthej. Por më pas u zbulua edhe arsyeja e vërtet e kundërmimit të keq. /SHENJA/