Brenda gjashtë jave Tetova me autobusët e parë, ja si do të duken

 

Sot është nënshkruar kontrata për furnizim me pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për transport publik të qytetarëve në Komunën e Tetovës. Sipas kontratës, autobusët duhet të arrijnë në Tetovë në afat prej gjashtë javëve. Ndërkaq, kompania e përzgjedhur është “AutoMakedonija” me seli në Shkup.

Marketing

Një javë pasi Ministria e Financave miratoi kërkesën e Komunës së Tetovës për furnizim me autobusë për transport publik, autoritetet komunale në Tetovë kanë nënshkruar kontratën me kompaninë “AutoMakedonija” që do t’i sjellë ato.

“Sot është nënshkruar kontrata me ofertuesin më të volitshëm të përzgjedhur në procedurën e prokurimit. Sipas kontratës, nga sot rrjedh afati prej 6 javëve deri ku operatori ekonomik është i obliguar që të sjellë 5 autobusët” theksuan nga Komuna e Tetovës.

Si do të duken autobusët?

Mësohet se këta autobusë të cilët kanë kushtuar gjithsej 44 milion denarë janë të modelit Isuzu CitiPort dhe duken kështu:

Marketing