Në Maqedoni brenda vitit rreth 160 njerëz humbin jetën në aksidente të komunikacionit kurse e mbi 6 mijë të tjerë mbesin të lënduar. Ndërsa sipas të statistikave botërore brenda një viti 1.3 milion njerëz humbin jetën në aksidente trafiku.

Këshilli për siguri në komunikacion me rastin e 18 nëntorit Ditës botërore për përkujtim të viktimave në trafik kërkojnë nga të gjithë organet e sigurisë që të ngrisin nivelin e vetëdijesimit dhe të tregojnë kujdes të lartë në komunikacion.

Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.