Breshëri grushtesh e shuplakash në LDK’në e Ferizajt, dalin pamje të reja

Përleshjet brenda Lidhjes Demokratiket të Kosovës (LDK), nuk kanë të ndalur. Së fundi është bërë publike një video ku ka pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor në fshatin Koshare të Ferizjat.

Marketing

Në video shihen disa persona brenda një klase duke u grushtuar me njëri tjetrin dhe duke u fjalosur ashpër mes vete.

Në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, çka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve.

Lidhur me këto përplasje të një pasnjëshme, ka reaguar edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, duke thënë se ato po i shkaktojnë persona të inflitruar nga partitë e tjera./insajderi/

Marketing