Brighton me përmbysje të jashtëzakonshme fiton ndaj Man Cityt

22:01 | 18 Maj 2021

Marketing

Brighton ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në xhiron e parafundit në Premierligë, duke fituar 3-2 ndaj Manchester City.

Man City e filloi më mirë këtë ndeshje, mirëpo dështoi të mbajë epërsinë e dyfishtë të krijuar, raporton lajmi.net.

Ilkay Gungodan zhbllokoi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 2-të.

Joao Cancelo u ndëshkua me të kuq në minutën e 10-të, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë.

Phil Foden dyfishoi epërsinë për Man Cityn, derisa Torssard L. shënoi golin, i cili mendohej fillimisht të ishte i nderit.

Ilkay Gundogan (Manchester City) jumps for a cross and plants a crashing header low into the middle of the net. Even though the goalkeeper was standing near, he couldn't make a save.

Megjithatë, Brighton arriti që me shumë sukses të shënojë edhe dy herë të tjera, Webster A. 72. dhe Burn D. 76, për të marrë 3 pikë të plota si vendase ndaj mysafirit.

Kjo fitore nuk është se vlente diçka, pasi City është shpallur kampion derisa Brighton ka siguruar mbijetesën./Lajmi.net/

Marketing