Britania dhe BE, javën e ardhshme negociata intensive për Brexit

Qeveritë e Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, dje u dakorduan të hapin negociatat intensive “të mbyllura” për të arritur një marrëveshje për Brexit-in javën e ardhshme.

Marketing

Dakordimi për përshpejtimin e bisedimeve në një përpjekje për të siguruar marrëveshje erdhi pas takimit midis Sekretarit britanik të Brexit-it, Stephen Barclay dhe kryenegociatori të BE-së, Michel Barnier.

Raportohet se Barnier ka marrë dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve me zyrtarët britanik.

“Jini të durueshëm”, ju tha Barnier gazetarëve pas takimit.

Ai tha: “Brexit është si ngjitja në mal. Ne kemi nevojë për vigjilencë, vendosmëri dhe durim”.

Marketing