Britania e Madhe raporton numrin më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 që nga marsi

Britania e Madhe ka raportuar vetëm 21 vdekje të shkaktuara nga Covid-19 të dielën.

Marketing

Përgjatë ditës së djeshme, Mbretëria e Bashkuar kishte raportuar 148 jetë të humbura me koronavirus, shifër kjo dukshëm më e lartë në krahasim me sot.

Në anën tjetër, vendi ka pasur edhe 650 raste të tjera të infektuara me virusin korona, duke çuar shifrën totale të të infektuarve në 289,603.

Në total, vendi ka pasur 44,819 vdekje nga Covid-19.