Britania nis vaksinimin javën tjetër/ Indinjohen italianët: Pse britanikët e kanë kurse ne jo?

Lajmi se Britania e Madhe do të nisë injeksionet e para me vaksinën Pfizer tek qytetarët javën e ardhshme shkaktoi reagime të shumta në Itali. Lideri i Partisë Lidhja e Veriut, Matteo Salvini e sheh me dyshim faktin u vu më herët në dispozicion për britanikët sesa për italianët apo vendet e tjera të Evropës.

Marketing

“Në Britaninë e Madhe do të nisë vaksinimi javën e ardhshme, dy muaj para nesh. Na thanë se largimi nga BE do të ishte fundi i atij vendi. Ose vaksina Pfizer funksionon në Londër dhe jo në Romë, ose ka diçka që nuk shkon. Turqia do të ketë vaksinën që vjen nga Kina javën tjetër. Nevojitet qartësi. Nuk mundet që vendi që infektoi pjesën tjetër të botës të bëjë biznes duke trajtuar botën që ka infektuar.

I irrituar për këtë çështje është edhe politikani italian, Vittorio Sgarbi.

“Pse Britania e ka tashmë vaksinën, pse SHBA do ta marrin në mesin e dhjetorit? Kurse ne do ta kemi vetëm në janar. A janë britanikët ndryshe?”, pyeti ai.

Marketing