Britanikët po përdorin robotë për operimin e kancerit në fyt

Kirurgët britanikë po përdorin një robot të teknologjisë së fundit për të hequr tumoret e fytit të vështira për t’u arritur – përmes gojës së pacientëve.

Marketing

Teknika pioniere është projektuar për të reduktuar në mënyrë dramatike nevojën për radioterapi dhe kimioterapi, të cilat mund të lënë pacientët të paaftë për të gëlltitur dhe të varur nga një tub ushqimi.

Me rritjen e numrit të njerëzve të prekur nga kanceri i fytit, është më e rëndësishme se kurrë që të ketë një sërë trajtimesh efektive që zvogëlojnë ndikimin në cilësinë e jetës, thotë kirurgu britanik Asit Arora.

Shifrat e kancerit të kokës dhe qafës janë rritur me 31 përqind në 25 vitet e fundit dhe tani janë aq të zakonshme tek njerëzit në 50-tat e tyre sa te ata që janë në moshë të shtyrë.

Marketing