8:29 | 17 Maj 2021

Brooklyn Nets kanë arritur një fitore të thellë ndaj Cleveland Cavaliers në kuadër të NBA.

Nets vazhduan serinë e fitoreve duke mposhtur edhe skuadrën e Cleveland e cila po vuan këtë sezon nga forma e dobët, shkruan lajmi.net.

Rezultatet e çerekëve, Brooklyn Nets – Cleveland Cavaleirs: (34-24), (33-32), (32-20) dhe (24-33).

Në këtë takim mungoi James Harden, por mungesën e tij po e shfrytëzon Kevin Durant i cili po shkëlqen që nga rikthimi i tij nga lëndimi.

Basketbollistët kryesorë për Brooklyn ishin, Durant me 23 pikë, tetë kërcime dhe 13 asistime bashkë me Kyrie Irving me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Për Cleveland shkëlqyen, Okoro me 18 pikë dhe tre kërcime bashkë me Dwayne Wade i cili shënoi 18 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.

Rezultati përfundimtar, Brooklyn Nets 123–109 Cleveland Cavaleirs./Lajmi.net/

Artikulli paraprakBilall Kasami në sheshin e Tetovës: Festoj si ballist, jo si politikan
Artikulli tjetërMos harroni çadrat, java nis me reshje shiu dhe ulje temperaturash