Bruksel– BE-ja zgjat sanksionet ekonomike kundër Rusisë

shkimi Europian zgjati sot sanksionet ekonomike kundër Rusisë me gjashtë muaj për të protestuar në lidhje me rolin e Moskës në lindje të Ukrainës dhe për aneksimin e gadishullit Krimea, pas një vendimi të marrë nga liderët e BE-së javën e kaluar.
Sanksionet fillimisht u miratuan në korrik 2014 në përgjigje ndaj aneksimit që i bëri Rusia gadishullit ukrainas të Krimesë dhe për mbështetjen që i jep separatistëve në lindje të Ukrainës.
BE-ja e ka lidhur zbutjen e sanksioneve me progreset e bëra në marrëveshjen e paqes së Minskut, ku kërkohet një armëpushim i pakushtëzuar nga të dyja palët si dhe për largimin e armëve të rënda nga linja e frontit në lindje të Ukrainës.