Bruksel, ndalohen automjetet që më së shumti ndotin

Automjeteve dizel nga standardi Euro 2 dhe automjeteve me benzinë Euro 0 dhe Euro 1 prej sot u ndalohet lëvizja nëpër Bruksel dhe në gjithë rajonin e Brukselit, ndërsa dënimet për mosrespektim të kësaj ndalese janë 350 euro.

Marketing

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-së në Bruksel, ky vendim është pjesë e masave progresive të ndalesës së lëvizjes për automjetet që më së shumti e ndotin ajrin. Me këto masa parashihet deri në vitin 2025 të ndalohen të gjitha automjetet dizel, përveç atyre me standardin Euro 6, si dhe automjetet me benzinë me standardet Euro 3 deri Euro 6. Sipas strategjisë së qeverisë, deri në vitin 2030 duhet plotësisht të ndalohen të gjitha automjetet dizel.

Ndalesa vlen edhe për automjetet me targat e regjistrimit nga jashtë, që kanë për obligim të paraqiten në internet ose të kërkojnë përjashtimin e ndalesës, për shkak se në të kundërtën do të ballafaqohen me dënim prej më së paku 150 euro. Afatet për procesimin e kërkesave për përjashtim mund të jenë shumë të gjata dhe të zgjasin më shumë se dy muaj, paralajmërojnë autoritetet e Brukselit.
Brukseli me këto ndalesa graduale shpreson se do të arrijë ta zvogëlojë ndotjen e ajrit, për të cilën automjetet bartin përgjegjësi të madhe.

Trendi i kufizimit ose ndalesa e automjeteve që më së shumti e ndotin merr hov të madh në pothuajse të gjitha qytetet evropiane. Parisi, për shembull, planifikon ta ndalojë plotësisht dizelin deri në vitin 2024, ndërsa plane të ngjashme realizohen në Romë, Athinë dhe metropole të tjera.

Sipas organizatave joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si Grinpis, efekti i këtyre ndalesave do të reflektohet edhe te benzina.

“Është e nevojshme të krijohen alternativa për pastrimin e qendrave të qyteteve nga ndotja. Njerëzit gjithnjë e më shumë jetojnë në qytete dhe vuajnë nga ndotja e ajrit. Prandaj urgjentisht janë të nevojshme ndalesa të dizelit dhe të benzinës dhe vendosja e zgjidhjeve alternative”, deklaroi një përfaqësuesi i Grinipisit.

Marketing