Brukseli letër vendeve të BE: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Brukseli vazhdon që të kërkojë nga vendet anëtarë që të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pra zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

Në datë 5 Maj Këshilli i Bashkimit Europian u ka dërguar një letër vendeve anëtare ku kërkon që negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt, pasi do të ishin një nxitje për reformat në dy vendet e Ballkanit.

“Është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur” thuhet ndër të tjera në dokumentin e Këshillit të BE-së. Në dokument evidentohen reformat e arritura dhe pritshmëritë nga Shkupi dhe Tirana.

Marketing

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ritheksoi frymën pozitive pas takimit të sotëm në Këshillin e Punëve të Jashtme. “Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin.

Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë“, shkruan komisioneri për zgjerimin. Pak ditë më parë Oliver Varhelyi vizitoi Shkupin dhe Tiranën ku shprehu edhe njëherë mbështetjen e BE-së.

Image