Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell para takimit me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se takimi është i dedikuar në debatin strategjik të synimeve të përbashkëta të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

“Do të bisedojmë për mënyrat e thellimit të partneritetit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Do ta konfirmojmë perspektivën evropiane të rajonit dhe do të japim kahe të qartë për progresin e domosdoshëm në sferat- sundimi i së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Mishell.

Ai është nikoqir i darkës në Bruksel ku marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit kryeson me BE-në.

Kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen ka thënë se Ballkani Perëndimor është më afër BE-së.

“Nga ana tjetër krijojmë perspektivë të shkëlqyeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me kalimin e kohës vendet të bëhen anëtare të BE-së. Poashtu duam të hapim rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë me negociata nëse mundet para Samitit të BE-së në Zagreb. Për Samitin përgatisim paket për investim dhe sinqerisht shpresoj se Këshilli i Evropës do të jep dritë të gjelbër”, ka thënë Fon der Lajen.

Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell shprehu kënaqësi me rastin e miratimit të Ligjit për Prokurorinë publike në Maqedoninë n e Veriut.

“Ligji është edhe një hap me rëndësi për implementimin e reformave dhe tregoi se (Maqedonia e Veriut) ka vullnet të bëjë gjithçka që nevojitet që vendi të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë Borell.

Kryeministri kroat Andrej Plenkovkiq ka thënë se zgjerimi i BE-së përsëri është vendosur në rend dite dhe se me rëndësi është të arrihet në marrëveshje për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por se edhe temat tjera janë të mirëseardhura.

Ndërkohë, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov para darkës në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ka aluduar në përpjekjet tona për fillim të negociatave me BE-në.

“Jemi sjell rrotull tre herë para së të zbresim. Prandaj mund ta krahasoj këtë me tentimet tona të fillojmë negociata. Kishim tre Këshilla Evropian në të cilët nuk mund të arrinim. Shpresoj se do të kemi sukses në tentimin e katërt. Unë patjetër të paraqes Maqedoninë e Veriut në vend të presidentit ose kryeministrit”, ka thënë Dimitrov.
Ai ka thënë se miratimi i sotëm i Ligjit për Prokurorinë publike është lajm i shkëlqyeshëm.

“Arritëm të miratojmë edhe ligjin e fundit që i shmang të gjitha dilemat lidhur me rastin tonë. Ai është ligji për Prokurori publike i miratuar me dy të tretat e shumicës. Kjo është një ditë e mirë për vendin, për shtetin juridik dhe qytetarët si dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Dimitrov.