Buçkovski: Fillon era e re për Maqedoninë ndërsa Zaev dhe Cipras kanë bërë mrekulli

“Fillon era e re për Maqedoninë”, deklaroi ish kryeministri Vllado Buçkovski në “BNR”. Kjo deklaratë erdhi pasi që Maqedonia e nisi rrugën drejt NATO-s, me ermin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Për shtetin tonë është përfitim i madh”, tha Buçkovski, duke shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka rëndësi të madhe jo vetëm për të, por edhe për tërë Evropën dhe më gjerë.

Ai shtoi se Zaev dhe Cipras kanë bërë “mrekulli”.
Ish kryeministri prognozoi se nga 1 janari i vitit 2020 Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s.

“Maqedonia ka kapacitet. Suksesi është i madh që e ka bërë ky vend me marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. Ne paguam çmim të lartë, por ajo është viktima për jetë më të mirë”, tha Buçkovski.

Marketing