Buçkovski: Pa BDI nuk do të kishte qeveri, ndërkombëtarët e vlersojnë Ali Ahmetin

Ish Kryeministri Vlado Buçkovski, me vlerësim ndaj politikave të qeverisjes aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke venduar theks të veçantë mbi politikat e BDI-së.

Marketing

Buçkovski është shprehur se të gjithë maqedonasit e veçanërisht ata të LSDM-së duhet të jenë realist, pasi pa BDI nuk do të kishte qeveri.

“BDi e prishi parimin “fitues me fitues”. Mundemi ne tani të bëjmë mit, Bejli ka bërë presion, Rikeri ka bërë presion nuk e di kush është lajmëruar, Trump është lajmëruar, Obama është lajmëruar, por në rast të fundit, kjo është politikë reale. Pa BDI nuk do të kishte me 49 deputetë, pavarësisht kush është lajmëruar,” u shpreh Buçkovski

Ai gjithashtu tha se blloku maqedonas e nënvlerësojnë fuqinë e BDI-së, dhe meritat që i ka dhënë BDI dhe Ali Ahmeti për këtë që jemi tash.

Buçkovski gjithashtu tha nuk duhet të harrojmë se BDI është themeluar nga formacioni paraushtarak ku u transferua në parti politike e cila ka qëndruar konstant në dy pika NATO dhe BE ku me Zaevin bënë koalicion për të arritur te qëllimi, përcjellë TS.

AI vazhdoi më tej duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare e vlerëson lartë kontributin e BDI-së për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE

“Kjo është meritë e tyre që çmohen nga bashkësia ndërkombëtare, se sa nga ne bile as nga LSDM-ja” u shpreh Buçkovski

Ish kryeministri tha më shumë ka bë gabime LSDM-ja se sa BDI-ja gjatë qeverisjes tre vjeçare, andaj nuk është problemi i qeverisjes BDI-ja por LSDM-ja.

Marketing