Buffon, edhe pse i përjashtuar udhëton në Liverpool

Gianluigi Buffon ka udhëtuar me skuadrën e Paris Saint-Germain për në Liverpool për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve në Anfield, pavarësisht se është i suspenduar
Buffon fillon ndeshjen e parë nga tri ndeshje sa është i dëqnuar për konfrontimin e tij me gjyqtarin Michael Oliver gjatë ndeshjes çerekfinale kundër Real Madridit me Juventusin sezonin e kaluar.

Marketing

Italiani i tjetër, Marco Verratti po ashtu është i suspenduar, edhe pse për dallim nga 40 vjeçari ai nuk ka udhëtuar në Merseyside, e njëjta ka vepruar edhe Dani Alves.

PSG, pritet që në këtë ndeshje të këtë formacion të fuqishëm përballë Reds e ku përfshihen treshja e yjeve Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe Neymer, derisa kapiteni Thiago Silva po ashtu mund të mungojë shkaku i një lëndimi.

Marketing