Gigi Buffon ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore te klubi i tij i ri Paris Saint Germain.
Legjenda e Italisë u largua nga Juventusi dhe nënshkroi kontratë 2 vjecare me gjigantin nga Franca.
Ai mbajti konferencën për shtyp, për herë të parë si një portier i PSG-së.

Buffon kërkon rezultate pozitive dhe një vazhdim të karrierës profesionale në mënyrën më të mirë të mundshme.
Më poshtë e keni bisedën e plotë që Buffon e bëri para gazetarëve…

“Kjo është një aventurë e re ku mund të bëjë parime si lojtar ashtu edhe njeri. Do te këtë ambicie për rezultate të mira. Champions League nuk është një obsesion.
Gjithkush dëshiron ta ketë një rol të rëndësishëm në ekip.

Unë do të bëjë çmos që ky ekip të jetë i suksesshëm. Unë dua t’i tregoj të gjithëve se ende jam një portier i madh
Unë isha sot në stërvitjen e parë dhe ishte një ndjenjë interesante për të dëgjuar një gjuhë të re. Këto momente janë të mëdha për t’i përjetuar në një mjedise të ri.

Unë kam ardhur këtu në Paris me entuziazmin e një fëmije. Ne kemi një energji të re. Unë mendoj se Kombëtarja e Francës do të shkoj shumë në këtë Kupë Bote. Ata kanë një super trajner.

Klubi i Psg-së ka qenë një nga skuadrat që kam ndjekur më së shumti kohëve të fundit, kam qenë kurioz ta shohë atë që japin këtu”…